Bersant Celina, Swansea City

Futbollisti kosovar nënshkruan për klubin anglez

Futbollisti kosovar, Bersant Celina, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez Swansea City.

Lajmi është konfirmuar nga sajti zyrtar i klubit që sivjet bën gara në ligën e dytë angleze, Championship, pasi nuk mbijetoi në Premier League vitin e kaluar.

Mesfushori 22 vjeçar me tipare sulmuese nënshkroi për klubin nga Uellsi pas gjashtë viteve të kaluara në klubin kampion anglez, Manchester City, ndërsa disa vjet kishte kaluar i huazuar nëpër ekipe tjera.

 

Së fundmi ai ishte i huazuar në Ipswich ku luajti 38 ndeshje dhe shënoi 8 gola.

Celina do të ketë mundësinë të debutojë për Swansea vikendin e ardhshëm në xhiron e parë të Championship kundër Sheffield United.

Deri tani, Celina ka luajtur 10 ndeshje për kombëtaren e Kosovës në futboll.