Foto: Atdhe Mulla

Fotot më të mira nga performanca e Dua Lipes

Dua Lipa ka performuar para rreth 12 mijë qytetarëve në skenën madhështore të festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”. Para saj kanë performuar një numër i madh artistësh vendor dhe të huaj.

Festivali “Sunny Hill” ka karakter humanitar, 100 mijë euro të grumbulluara nga festivali i janë dhuruar organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta, Aktivitetet Kulturore në Prishtinë dhe shkollave të muzikës në Kosovë.

Festivali vazhdon edhe më 11 dhe 12 gusht ku do të performojnë edhe shumë e shumë emra të njohur të skenës muzikore.

KALLXO.com ju sjell disa foto te Atdhe Mulles nga performanca e artistës me famë botërore.

Foto: Atdhe Mulla