Fiton City, një hap afër titullit të kampionit (VIDEO)

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1-0, si mysafir, ndaj Burnleyt, në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë.

Kjo fitore e skuadrës së Pep Guardiolës ishte shumë e vlefshme për garën e titullit të kampionit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Sergio Aguero në minutën e 63’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City e rrëmben vendin e parë me 92 pikë, një më shumë se Liverpool.

Xhiron e ardhshme City luan si vendas ndaj Leiceserit. Ndërsa Liverpooli si mysafir ndaj Newcastlit.

Për ta parë golin, klikoni KËTU.