Foto: Kallxo.com

FFK-ja po planifikon zgjerimin e stadiumit 'Fadil Vokrri' (Foto)

Federata e Futbollit e Kosovës është duke planifikuar që ta zgjerojë stadiumin “Fadil Vokrri” pasi kapaciteti i tij prej 12, 900 ulësesh nuk po del i mjaftueshëm për tifozërinë kosovare.

Në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, të gjitha biletat u shitën vetëm për 32 minuta, në sistemin online.

E duke e parë interesimin e madh të kosovarëve për t’i parë ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, duket se FFK-ja ka reflektuar dhe dëshiron ta zgjerojë kapacitetin e stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit të Kosovës – Fadil Vokrri, i cili ka vdekur në qershor të këtij viti.