Familja e Ritës blen shtëpi në Kosovë

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore është një ndër emrat kyç të mediave rozë. Ajo komentohet për karrierën e saj muzikore, jetën e saj luksoze, stilin e shumëçka tjetër. Por duke mos lënë anash asnjëherë as dashurinë e madhe që e ka ndaj vendit të saj Kosovës, që asnjëherë nuk heziton ta shpreh, shkruan rtv21.tv Për të mos u shkëputur asnjëherë nga atdheu i saj Kosova, Rita së bashku me familjen kanë blerë një shtëpi në Prishtinë. Babai i saj, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar për blerjen e shtëpisë, e për këtë gjë ndjehen mjaft të entuziazmuar. “Të lumtur për shtëpinë tonë të re në Prishtinë”, ka shkruar ai sipër fotografisë.

Këtë fotografi me mbishkrim të njëjtë e ka publikuar edhe Vera Ora në llogarinë e saj në Facebook. E kur jemi te kjo e fundit, ajo bashkërisht me vajzën e saj po mbështesin fushatën “Bëhu zëri im” për viktimat e dhunës seksuale, që udhëhiqet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.