Foto: Facebook

Emery tregon arsyen pse e la Ozilin në stol

Arsenali dje arriti të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bournemouthit si mysafir me rezultat prej 2-1, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

E ajo që habiti të gjithë në këtë ndeshje ishte lënja jashtë formacionit startues yllin gjerman Mesut Ozil.

Ozil deri më tani ka startuar në të gjitha ndeshjet dhe ishte hera e parë që ishte në stol.

E pas ndeshjes trajneri Unai Emery kur është pyetur se përse e ka lën në stol Ozilin, ai është përgjigjur kështu:  “Kemi studiuar mënyrën për të luajtur sa më mirë në këtë ndeshje, e cila ishte shumë e fortë dhe me intensitet të lartë, prandaj Ozil është lënë jashtë. Por çdo lojtar është i rëndësishëm.Gjithashtu sot e provuam me tre qendërmbrojtës, si në disa momente të këtij sezoni.Kemi folur që në fillim të sezonit për nevojën për të qenë konkurrues. Duhet të jemi të organizuar, kemi nevojë që kualiteti individual të përmirësojë paraqitjen e skuadrës. Edhe sot kështu ishte”, ka  shpjeguar Emery.