Dua Lipa radhit sukseset me këngën e re

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur sukses me këngën e re  “Electricity” që e ka në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

Edhe pse ka vetëm katër ditë që ka lansuar projektin, “Electricity” tashmë ka arritur 10 milionë klikime në kanalin YouTube, shkruan rtv21.tv.

“Dhjetë milionë shikime për “Electricty”! Dashuri të çmendur për ju njerëz! Faleminderit”, ka shkruar Dua, krahas një imazhi në instagram.

Për dallim nga herët tjera si jemi mësuar ta shohim Duan me flokë të zeza, në spotin e këngës “Electricity” këngëtarja ka ardhur me një ndryshim në pamjen e saj.

Dua u shndërrua në bionde ku me këtë ndryshim befasoi fansat e saj.