Dua Lipa nominohet për 4 çmime në ‘MTV EMA’

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar për 3 çmime, në “MTV EMA”.

Artistja shqiptare është nominuar në kategoritë: “Kënga më e mirë pop”, “Artisti më i mirë”, “Dukja më e mirë” dhe “UK & Ireland Act”.

Në këtë ceremoni është nominuar edhe Bebe Rexha, në kategorinë  “Kënga më e mirë”, shkruan rtv21.tv.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Award”, do të mbahet më 4 nëntor në Qendrën e Ekspozitave në Bilbao.

Kujtojmë që këngëtarja në vitin 2016, kishte fituar në kategorinë “Best Push”, në “MTV EMA”.