Foto- Facebook

Drenica e demolon KEK-un (Foto)

Drenica e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1, KEK-un, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.

Drenica e nisi mirë ndeshjen pasi shënoi golin e epërsisë në minutën e 4’ me Qemail Elshanin.

Epërsinë e dyfishoi Kreshnik Uka në minutën e 13’.

KEK-u, të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi me Isa Eminhazirin në minutën e 37’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2, për Drenicën.

Në pjesën e dytë djelmoshat e drejtuar nga Tahir Lushtaku i shënuan edhe tre gola për rezultatin 5-1.

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e pestë me 33 pikë.

Ndërsa KEK-u në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

D