Foto: FFK

Drejtues të FFK-së presin në takim legjendën braziliane Edmilson (Foto)

Kryetari i Federatës e Futbollit të Kosovës sot në zyrën e tij e ka pritur legjendën braziliane të futbollit, José Edmílson Gomes de Moraes, së bashku me bashkëpunëtorë të tij.

Gjatë këtij takimi, ish-futbollisti i njohur, i cili ishte shapallur kampion bote me Brazilin dhe kishte fituar shumë trofe me Barcelonën, sipas njoftimit të FFK-së, ka shprehur interesim për bashkëpunim për organizimin e kampeve për futbollistët e rinj.

Me këtë rast, presidenti Ademi i ofroi përkrahje legjendës braziliane dhe vuri në pah se FFK-ja nuk do të bëjë pengesa në mbajtjen e kampeve të tilla në Kosovë nga njerëz të tillë profesionistë dhe që për qëllim kanë zbulimin e talenteve, që në të ardhmen do të mund të luajnë në klube të njohura europiane dhe në Kombëtaren e Kosovës.

Presidenti Ademi në fund të takimit ia ka dhuruar Edmilsonit një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një pllakatë me stadiumin “Fadil Vokrri”.