Dëmtoi fushën e Wimbledon,10 mijë dollarë gjobë për Serena Williams

Shtatë herë kampionja në tenis, Serena Wiliams është gjobitur më 10 mijë dollarë pasi që dëmtoi njërën ndër fushat e Wimbledon-it me raketë tenisi.

Incidenti ka ndodhur derisa ajo po përgatitej për turneun e Grand Slam në Wimbledon, raporton CNN.

Amerikania edhe më parë është gjobitur më 10 mijë dollarë në All England Club pasi që ka dëmtuar raketën gjatë një fitoreje në raund të dytë ndaj Christina McHale në vitin 2016.

Gjithashtu, Bernard Tomic i Australisë u gjobit në Wimbledon më 58,500 dollarë javën e kaluar për mos përmbushjen e “standardit të kërkuar profesional” gjatë humbjes së tij të rrallë të 58-minutëshe nga Jo-Wilfried Tsonga.

 

Përgatiti: Xheneta Murtezaj