Chelsea zbulon ofertën për shitjen e Fabregas

Futbollisti i Chelsea Cesc Fabregas duket se është pranë transferimit në radhët e skuadrës franceze Monako Menaxheri i Monakos, Thierry Henrey me çdo çmim dëshiron ta sjellë futbollistin e spikatur në radhët e veta për të ndihmuar ekipin në luftën për mbijetesë.

Fabregas para disa ditësh në lot u përshëndet nga tifozët e klubit londinez dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” është vetëm çështje momenti. Ndërkohë Roman Abramovic ka bërë të ditur se nuk do të shesë Fabregas për më pak se 12 milionë euro dhe tash mbetet të shihet nëse Monako do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e tij.