Chelsea's Cesc Fabregas

Monaco prezanton Fabregasin

Klubi francez i futbollit, Monaco, e ka prezantuar mesfushorin Cesc Fabregas pasi ai ka kompletuar proceduar dhe ka nënshkruar kontratë me klubin e ri.

Në prezantimin e bërë në Twitter, Fabregas shihet derisa rregullon një orë dore.

Edhe klubi i tij i derisotëm, Chelsea, e konfirmoi se Fabregas tashmë ka nënshkruar për klubin e ri ku do ta mbajë numrin 44.

 

Më parë, Fabregas, një futbollist i rritur në akademinë e Barcelonës La Massia, ka luajtur edhe për Arenalin e Barcelonën.

Në Monaco ai do të bashkëohet me ish-bashkëlojtarin Thierry Henry, i cili është trajner në këtë skuadër.