Bylbyl Sokoli reagon pas shkarkimit nga Llapi

Bylbyl Sokoli ka reaguar sot pas shkarkimit të tij si trajner nga skuadra e futbollit ‘Llapi’.

Sokoli në reagimin e tij në Facebook, ka falënderuar tifozët “Legjendat”, bordin, kryesinë e Llapit dhe Nexhat Dumnicën.

Shkarkimi i Sokolit nga skuadra e Llapit ka ardhur pas formës jo të mirë të skuadrës llapjane.

Më poshtë jua sjellimin shkrimin e plotë të Sokolit:

PËR:
Një falenderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Llapi, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.
Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi në krye me Nexhat Dumnicën.
Falenderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutët si dhe Sekretarin e klubit.
Falenderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.
Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.

Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap.
NGA: Bylbyl Sokoli.