Sokoli: Barazimi na çon në luftë për ekzistencë

Gjilani ka dështuar që të fitojë duke barazuar me Arbërinë me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligë.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 33 pikë.

Pas ndeshjes trajneri i gjilanasve, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se ky barazim i çon në luftë për ekzistencë.

“Mendoj që luajtëm me tension e presion në mungesë të shumë lojtarëve. Nuk e di nëse goli është pozitë jashtë loje. Nëse po, jemi të dëmtuar. Ky rezultat na çon në luftën për ekzistencë. Kemi shumë probleme me shumë lëndime, e gjithë vija e fundit është e lënduar. Ky është problemi jonë kryesor. Duhet të shikojmë se si mund të dalim nga kjo situatë sa më shpejtë”, ka deklaruar Sokoli pas ndeshjes.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan ndaj Dritës.

Gjilani dhe Arbëria i ndajnë pikët