Foto: Bournemouth/Twitter

Bournemouth e demolon Chelsean (Foto)

Chelsea ka pësuar humbje të thellë prej 4-0 ndaj Bournemouthit si mysafir në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë vetëm një skuadër u pa në fushë, e ajo ishte Bournemouthi.

Vendasit me Joshua Kingin kaluan në epërsi në minutën e 47’.

Epërsinë e dyfishoi Brooks në minutën e 63’.

Për rezultatin 3-0, shënoi përsëri Joshua King në minutën e 47’.

Për t’i dhënë fund lojës u përkujdes Daniels në minutën e 90+5.

Pas kësaj humbje Chelsea e humb vendin e katërt, duke rënë në vendin e pestë me pikë të njëjta po aq sa Arsenali, 47.