Foto: FIBA

Basketboll, Kosova pëson humbje nga Rumania (Foto)

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 75-79, ndaj Rumanisë, në ndeshjen e fundit të fazës së parakualifikimeve për ‘Eurobasket 2021’.

‘Dardanët’ e nisëm mirë çerekun e parë ku e mbyllën me 7 pikë epërsi, 21-14.

Çereku i dytë ishte jo i mirë për Kosovën ku edhe arritën ta humbin epërsinë e krijuar, që në fund të pjesës së parë në pushimin prej 20 minutave shkuan me një pikë më pak, 38-39.

Në çerekun e tretë vendasit u zgjuan nga gjumi me superlojën e Lis Shoshit, ku arritën që të shkonin në 10 minutëshin e fundit me 5 pikë epërsi, 61-56.

Çereku i katërt ishte fatal për Kosovën, pasi 7 minuta para fundit u përjashtua lojtari më i mirë i Kosovës Dardan Berisha, ku edhe u ndikua rënia e lojës prej largimit të tij, pas një faulli taktik e një tjetër me qëllim.

Pas 40 minutave lojë në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’ në Prishtinë, rezultati përfundimtar ishte 75-79 në të mirë të Rumanisë.

Kosova e përfundin Grupin B në fazën parakualifikuese në vendin e fundit, pas Maqedonisë dhe Rumanisë.

Për ta arritur fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, Kosova do ta ketë edhe një mundësi në muajin gusht të këtij viti, ku përmes një turneu të veçantë, përfaqësuesve iu mundësohet që ta kërkojnë një vend në fazën kualifikuese.

Në muajin Gusht, Kosova kundërshtar do t’i ketë Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ndaj të cilave duhet të jetë më e mirë në mënyrë që të jetë pjesë e fazës kryesore kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.

Kujtojmë, se Kosova nën drejtimin Damir Mulaomerovic ende nuk di për fitore në takimet e saj zyrtare.