Barça gati të arrijë marrëveshjen me De Jong

Barcelona është afër transferimit të Frenkie de Jong nga Ajaxi dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet në fund të javës, raporton AS.

Sipas mediumit spanjoll, gjigandi katalan ka fituar betejën me PSG-në, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn për blerjen e De Jongit.

21 vjeçari holandez pritet t’i kushtojë Barcelonës plot 75 milionë euro.