Arbër Zeneli shënon gol dhe asiston në fitoren e Reims (VIDEO)

Reims ka shënuar një fitore mjaft të vështirë ndaj Montpellier me rezultat 4-2, si mysafir.

Ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 26-të në Ligue 1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi anësor i Kosovës, Arbër Zeneli duke shënuar një gol dhe një asistim.

Montpellier kaloi në epërsi në minutën e 6’ me Congre.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 27’ me Oudin i cili shënoi pas asistimit të Arbër Zenelit.

Në pjesën e dytë Reims e nisi mirë pasi kaloi në epërsi më Zenelin në minutën e 47’ nga penalltia.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 55’.

Por mysafirët gjetën forcën që ta rikthejnë rezultatin duke i shënuar dy gola në minutat 70’ dhe 88’.

Pas kësaj fitore Reims pozicionohet në vendin e pestë.

PËR TA PARË GOLIN E ZENELIT KLIKONI KËTU.