Analizë, kombëtarja e Kosovës vlen më shumë se ajo e Bullgarisë (Foto)

Kosova kampanjën për kualifikimet e Kampionatit Europian 2020 do t’i nisë të shtunën në kuadër të fazës kualifikuese në Grupin A.

Nesër ndeshjen e parë të këtyre kualifikimeve do ta luajë ndaj Bullgarisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej orës 20:45.

Tabela e Grupit A

Pos Kosovës dhe Bullgarisë, në Grupin A luajnë edhe Çekia dhe Anglia. Kjo e fundit llogaritet favorite absolute e grupit. Këtë e dëshmon më së miri fitorja e bindëse ndaj Republikës Çeke me rezultat 5-0.

Ndërsa kundërshtari i Kosovës të hënën barazoi në vend të vet me Malin e Zi, me rezultatin 1-1.

Bullgaria në këtë ndeshje ishte duke pësuar humbje, pasi pranoi gol në minutën e 50’.

Barazimin e arriti në minutën e 82’ nga penalltia.

Bullgarët në 90 minuta lojë arritën t’i bëjnë vetëm tri goditje në drejtim të portës së Malit të Zi, ndërsa në përgjithësi tentuan 14 herë.  Posedimi i topit u takoi bullgarëve 57%.

Ndeshja Bullgari -Mali i Zi

E vetmja skuadër që nuk e ka luajtur asnjë ndeshje në këtë grup është Kosova.

Sefte do t’ia bëjë ndaj Bullgarisë.

Kosova të enjten befasoi të gjithë me lojë të bukur duke barazuar me një kombëtare siç është Danimarka, e cila gjatë tërë vitit 2018-të i kishte pësuar vetëm tre gola, ndërsa ndaj Kosovës i pësoi dy gola, ku arritën në minutat shtesë të lojës ta evitojnë humbjen nga “Dardanët”.

Golat për Kosovën në këtë ndeshje miqësore i shënuan qendërmbrojtësi Amir Rrahmani dhe Bersant Celina.

Sipas webfaqes “Transfermarkt”, e cila e vlerëson vlerën e lojtarëve, klubeve dhe kombëtareve, mosha mesatare e Kosovës është 23.71. Pra, është njëra prej kombëtareve më të reja në botë.

Vlera totale e Kosovës është sipas kësaj webfaqe është mbi 44 milionë euro.

Portierët vlerësohen 1.6 milion euro.

Mbrojtja e Kosovës vlerësohet mbi 4.7 milionë euro.

Mesfusha vlerësohet më së shumti me mbi 20 milionë.

Ndërsa sulmi me mbi 17 milionë.

Lojtari më i shtrenjtë vlerësohet Milot Rashica me 7 milionë euro.

Në vendin i dytë si më i vlerësuari është Arbër Zeneli me 6 milionë euro.

Treshen e mbyll Bersant Celina i cili vlerësohet me 3.5 milionë euro.

Sipas “Transfermakt”, Kombëtarja e Bullgarisë vlen 31 milionë e 20 mijë euro.

Mosha mesatare e bullgarëve është 27.60 vjeç.

Lojtari më i shtrenjtë i Bullgarisë është sulmuesi Kiril Despodov. Vlera e tij aktuale është 3 milionë euro.

Vlera e Bullgarise

Kombëtarja e Kosovës që 11 ndeshje nuk ka pësuar humbje në ndeshje zyrtare dhe miqësore.

Kurse Bullgaria nuk ka fituar që katër ndeshje, i ka tri barazime dhe një humbje.