Foto: EPA

Allan transferohet në PSG, Barella vjen si zëvendësues i tij te Napoli

Napoli është tunduar nga mega oferta e Paris Saint-Germain, për mesfushorin brazilian Allan.

Sipas “Sky Sport Italia” trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, e dëshiron me çdo kusht brazilianin Allan në Francë.

Napoli pritet t’i përfitoj 80 milionë euro nga shitja e Allan.

Allan ishte transferuar tek napolitanët në vitin 2015-të nga Udinese për 11.5 milionë euro, nëse e krahasojmë, i bie që napolitanët po bëjnë biznes të mirë me lojtarët e tyre.

Napoli do ta shes Allanin, vetëm nëse arrinë ta sjellë menjëherë zëvendësuesin e tij, e ai është mesfushori i Cagilarit, Barrella.

21 –vjeçari Barrella, pritet t’i kushtoj napolitanëve 45 milionë euro.