Ndërtesa e Qeverisë Ngjyroset me Simbolin e LGBTI-së

Ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh të komunitetit LGBTI kanë veshur sonte fasadën e jashtme të ndërtesës së qeverisë së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Gjatë ditës, mbështetësit e këtij komuniteti kanë marshuar në sheshet kryesore të Prishtinës, aktivitet në të cilin mori pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, paraardhësja e tij, Atifete Jahjaga, nënkryetarja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek e ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Gjithashtu, gjatë ditës edhe EULEX ka shënuar këtë ditën duke e vendosur flamurin e komunitetit LGBTI në shtizë në selinë kryesore të misionit në Prishtinë.

lgbti ndertesa e qeverise