Arkiv

Moti kryesisht me diell

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kryesisht në pjesën veriore, qendrore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënoj rritje.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.