Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Moti jostabil, priten edhe reshje lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot paralajmëron mot të ndryshueshëm dhe jostabil.

Do të ketë rreze dielli, por edhe vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje.

Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 8m/s.