Ministri Shala uron qytetarët për Ushtrinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

“Kosova sot po shënon suksesin e radhës. Në vazhdën e punës tonë të shtet ndërtimit, më lejoni t’iu uroj të gjithëve USHTRINË tonë. Tashmë edhe ne po shndërrohemi nga kontribuues të sigurisë, në prodhues të saj. Pas sakrificave shekullore të popullit të Kosovës, luftës së UÇK-së dhe komandantit legjendar Adem Jashari, sot Kosova po e gëzon ushtrinë e saj” ka shkruar Shala në Facebook.

Tutje Shala përmendi edhe dëshmorët e rënë për liri, duke i falënderuar edhe miqtë ndërkombëtar për ndihmën dhënë FSK-së.

“Ushtri, e cila u bë shtëpi për krejt luftëtarët tonë çlirimtarë, që çdo ditë e çdo minutë, përkushtuan tërë energjinë e tyre për këtë vend. Falë punës së tyre dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë, ushtarët tonë janë sot ndër më të përgatiturit në rajon” ka shkruar Shala.