Ministri i Drejtësisë insiston se konkursi për noterë ishte pa probleme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbledhur sot mediat për të dhënë sqarime lidhur me konkursin dhe procesim e testimit të noterëve, proces ky i kritikuar për parregullsi.

Tahiri ka thënë se në fazën e parë të konkursit ka pasur nevojë të mbulohen emergjencat për këtë shërbim.

“Fillimisht në konkursin e parë do të shkojmë konform nevojave emergjente. Sic e dini dikund 10 komuna janë pa noter fare, nje pjesë e komuniteteve jo shumicë po ashtu janë pa noterë fare.Në fazën e parë do të shkojmë në rekrutimin e noterëve në komuna qe nuk ka noterë fare si Skenderaj Istogu, Rnillugu, Parteshi e kështu me rradhë”, tha Tahiri.

KALLXO.com ka raportuar ditë më parë se procesi i testimit me shkrim të mbi 230 kandidatëve për noterë është përcjellur me parregullsi.

Reja e Nehat Idrizit është përgjigjur ne pyetjet e hartuara nga vjehrri i saj. Kallxo.com ka konfirmuar se Nehat Idrizi, kryetar i Komisionit të Noterisë, i përpiloi pyetjet e provimit të cilit iu nënshtrua reja e tij.

Kjo ishte vetëm njëra nga gjetjet e hulumtimit lidhur me konkursin për noterë.

Në konferencën e sotme megjithatëMerita Kostanica, anëtare e komisionit për dhenien e provimit te noterisë tha se puna e komisionit është bërë në mënyrë profesionale.

“Sa i përketë konfliktit të interesit secili anëtar i komisonit qe ka pretenduar se mund te ketë konflikt i interesit secili prej tyre e ka deklaruar me sekretariat.Secili test ka qenë i koduar ani pse ka qenë i koduar sektetariati e ka berë punën e vetë në atë mënyeë që asjne kod të mos identifujohet kështe është bërë edhe në testin me gojë”, tha ajo.

12 Korrik 2019 - 12:22

Blerta Iberdemaj 12/07/2019 - 12:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend