LVV krition menaxhmentin e Telekomit të Kosovës

Fatban Bunjaku nga Komiteti Elektronik dhe Postar në Lëvizjen Vetëvendosje foli për gjendjen dhe menaxhimin e Telekomit të Kosovës, që sipas tij, ish kryeshefi ekzekutiv i TK-së, Gent Begolli nuk ishte person adekuat për ushtrimin e kësaj detyre.

Këto deklarata i bëri gjatë një konference për media të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në oborrin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

“Dje janë bërë 4 muaj kur u miratua rezulta me 12 pika për Telekomin dhe nuk ka marr asnjë hapë që atëherë për zbatimin e saj. Më pas miratuan një kryeshef ekzekutiv si Gent Begolli që nuk e njeh këtë fushë. Edhe pse morren kritika nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria Haradinaj mburrej me këtë menaxhment jo kompetent. Aktualisht, kompania publike Telekomi i Kosovës është pa shef ekzekutivi sepse i emëruari i tyre papritmas dha dorëheqje edhe pse premtoi projekte të mëdha. Jemi në dijeni se në gjykatë komunale udhëhiqët një proces ku tenton që me anë të përmbarimit t’ia zhvasë Telekomit disa dhjetra milionë euro në favor të Zmobile”, tha ai.

Bunjaku shtoi se Telekomi i Kosovës tanimë po udhëhiqët nga një ushtrues detyre me profesion producent, ku ai thotë se bordi i TK-së është i përberë nga familjar të degës së PDK-së, AAK-së dhe NISMA-së.

“Këto ditë po flitet se një person edhe më jo kompetent se ai i mëherët, Trim Musliu një producent i filmave është ushtrues detyre  i kryeshef ekzekutiv i Telekomit. Ndërkohë që bordi i TK-së që nga kreu i bordit deri tek secili antar përbehen nga familjar dhe antar degesh e nëndegësh të AAK-së, NISMA-së dhe PDK-së. Mosveprimi sipas rezolutës së miratuar në Kuvend për telekom dhe postës nuk është tjetër pos marrje aktive në rrenim të sektori strategjik”, shtoi ai.

Më këtë rast Bunjaku i bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë në kompetencat e saj karshi kontratës “kriminale që po gërryen Telekomin”.