Foto: KALLXO.com

Vazhdon plani i policisë për kontrollimin e lokaleve në Pejë, konfiskohen drogë e thika

Lëndë narkotike të llojit marihuanë e thika janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës më saktësisht njësitet policore në Klinë, gjatë planit operativ për kontrollimin e lokaleve.

Disa klube të natës, disko-bare e lokale të tjera janë verifikuar dhe kontrolluar në Klinë.

Gjatë këtij plani janë iniciuar  dy raste për mos respektim të orarin e punës, ndërsa në njërin lokacion gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar, 1.5 gram narkotik të llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës dhe dy thika.

Një person është arrestuar për përdorim të drogës.

“Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë”, ka njoftuar policia.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti lan pritet të vazhdoj në mbarë zonën e Pejës.

Drogëa e thikat e konfiskuara në aksionin e Policisë në Klinë, Foto: Policia e Kosovës