Prokurori në pushime, dështon seanca për lëndim të rëndë trupor

Prokurori Haxhi Sinanaj nuk është paraqitur fare në seancën gjyqësore kundër Fati Qelaj, i akuzuar për lëndim të rendë trupor.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sylë Lokaj tha se prokurori është në pushime, prandaj nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.

“Nuk ka ardhur prokurori i shtetit edhe pse ka qene i ftuar me kohë. I njëjti gjendet në pushim vjetor”, tha gjykatësi Lokaj.

Seanca e radhës kundër Fati Qelaj është  shtyre për datën 11 tetor 2019. Sipas aktakuzës Qelaj, me 9 shkurt 2019, me boks hekurit me pjese të shtuar-thike, godet të dëmtuarin Uranik Gashi në pjesën e majte të fytyrës, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndim të rende trupor me shëmtim të përhershëm.