Peja | Foto: KALLXO.com

Gjykata e Apelit ashpërson dënimin për rrahjen me boks hekuri në qendër të Pejës

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar vendimin e gjykatës se shkallës se parë, lidhur me vendimin mbi dënimin për incidentin që përfundoi me lëndim të rëndë në fytyrë të Uranik Gashit.

Shkalla e parë, në tetor të vitit 2019, të akuzuarin Fati Qelaj e kishte dënuar me dy vjet burgim me kusht.

Por, Gjykata e Apelit e ka ashpërsuar këtë dënim, duke e kthyer në burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti.

“Gjykata e shkallës së parë, në rastin e shqiptimit të dënimit me burgim të kushtëzuar, të akuzuarit i ka mbivlerësuar rrethanat lehtësuese si pranimin e fajësisë, e duke anashkaluar rrethanat rënduese si pasojën e shkaktuar me veprën penale, pastaj rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale dhe se me dënimin e shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, sipas Gjykatës së Apelit nuk mund të arrihet shqiptimi i dënimit”, thuhet në vendimin  e Gjykatës së Apelit të siguruar nga KALLXO.com.

Sipas aktakuzës, Qelaj më 9 shkurt 2019, në parkingun përball lokalit “Fox”, me boks hekuri me pjesë të shtuar thikë, godet të dëmtuarin Uranik Gashi në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndim të rëndë trupor me shëmtim të përhershëm.

Pejë, pranon fajësinë për rrahje me boks të hekurit e thikë