Ilustrim

Prishtinë, sulmohen inspektorët teksa inspektonin objektet

Disa inspektorë të Komunës së Prishtinës janë penguar dhe sulmuar nga dy persona të panjohur, teksa ishin në inspektim të objekteve.

Incidenti ka ndodhur dje në rrugën C në Prishtinë rreth orës 10:30.

Nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq, bëhet e ditur se njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.