Foto: Ilustrim

Prishtinë, paraburgim për të dyshuarin për dhunë në familje

Gjykata e Prishtinës sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj B.H., i dyshuar për ushtrim të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për shkak se ekziston dyshimi se I pandehuri mund të ndikojë në të dëmtuarën K.H., si dhe në dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, Gjykata konstaton se i pandehuri rrezikon ta përsërisë veprën penale nëse do të ishte në liri.

Gjykata ka njoftuar se i pandehuri ka të drejtë në ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.