Ilustrim

Mërgimtari nga Austria përfshihet në rrahje

Një mërgimtar nga Austria është shoqëruar në polici pas një përleshje me një qytetarë të Kamenicës.
Incidenti sipas policisë ka ndodhur mbrëmë pas orës 1 të mesnatës. Raporti sqaron se dy të dyshuarit janë rrahur në mes vehti ndërsa nga goditjet kanë marrë lëndime trupore dhe janë kuruar në spital.
Njëri nga pjesmarrësit në rrahje sipas policisë është paraburgosur për 48 orë.