Rrahje mes 5 personave në Gjakovë, tre të arrestuar e dy në arrati

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për përfshirje në një rrahje në Gjakovë, ku ishin përfshirë 5 persona.

Njëri prej të përfshirëve pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Dy prej të përfshirëve, sipas policisë në këtë incident janë në arrati.

“Tre prej tyre janë arrestuar dhe pas intervistimit,  me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa  dy të tjerët janë liruar. Dy  prej të dyshuarve gjenden në arrati”-thuhet në njoftimin e policisë

Sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.