Rrahja në Liqenin e Vërmicës

Pamjet për grushtet dhe shpullat, të dyshuarit përfundojnë në arrest shtëpiak

Arrest shtëpiak për dy të dyshuarit që sulmuan zyrtarët e Federatës së Peshkatarëve në Vërmicë

Gjykata e Prizrenit ka caktuar arrest shtëpiak për dy të pandehurit që dyshohet se sulmuan zyrtarët e Federatës së Peshkatarëve të Kosovës mëngjesin e së shtunës tek Liqeni i Vërmicës.

Vërmicë, sulmohen tre zyrtarë të Federatës së Peshkatarëve (VIDEO)

Sulmi dyshohet se ndodhi pas inspektimit që është bërë në Liqenin e Vërmicës dhe konfiskimit të rrjetave ilegale për zënien e peshkut.

Kërkesën për arrest shtëpiak e ka propozuar prokurori Musli Gashi ndërkaq e njëjta është aprovuar nga gjykatësi i çështjes, Gani Kastrati.

Sipas aktvendimit të siguruar nga Kallxo.com arresti shtëpiak do të llogaritet nga koha e ndalimit dhe mund të zgjasë deri më 2 tetor 2023.

Prokurori Musli Gashi ka theksuar se kjo masë është e nevojshme për zhvillinin efikas të hetimeve.

Gjykatati i çështjes Gani Kastrati ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore.

Sipas aktvendimit të fillimit të hetimeve më datë 2 shtator 2023, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, tek bregu i liqenit “Drini i Bardhë”, derisa të dëmtuarit M. V., L. M., dhe N. Rr., po inspektonin lidhur me peshkimin ilegal pasi që janë fjalosur me të dyshuarit L. S., A. S., A. S.2., S. P., dhe I. S., me të dëmtuarit më pas i kanë sulmuar duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

Tutje thuhet se si pasojë e goditjeve të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim në Siptalin e Prizrenit të konstatuara si në raportet mjekësore.

Me këto veprime kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerje lëndim i rëndë trupor.