Konfiskohen mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në fshatin Novosellë të Kamenicës, gjatë kontrollit kanë hasur në një kombi që transportonte pajisje për ngrohje qendrore dhe orendi për banjo pa dokumente përcjellëse.

Sipas Policisë, i njëjti ka kaluar kufirin kundërligjshëm nga Serbia në Kosovë.

“Malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:15.