Ilustrim

Policia i gjeti të mbjellur kanabis në shtëpi, rasti shkon në procedurë të rregullt

Një personi të dyshuar gjatë ditës së djeshme i është inicicuar një rast për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Kjo pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli në shtëpi, policia i gjeti të mbjellura dy bimë të llojit kanabis sativa.

Të njëjtat bimë janë sekuestruar nga ana e policisë ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Ky i fundit ka vendosur që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.