Prokuroria Themelore në Pejë

Pejë, Prokuroria kërkon konfiskimin e zhitonave të bixhozit

Prokuroria e Pejës sot ka dorëzuar kërkesën për konfiskim të 558 copë zhitona bixhozi, një palë letra bixhozi, një çip të shpërndarjes së letrave, një çante me 688 copë zhitona bixhozi, 5 pale letra bixhozi, dhe një fletoreje me disa shënime.

“Kërkesa për konfiskim është bere për shkak të veprës penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit, kundër te pandehurit E.SH”, thuhet ne përgjigjen e prokurorisë dhënë për Kallxo.com.

Sipas prokurorisë, kërkesës për konfiskim, i ka paraprirë urdhri verbal për sekuestrim të mjeteve në  fjale, si pasojë e veprimtarisë se kundërligjshme, meqë brenda afatit ligjor prej 5 ditëve është parashtruar kërkesa për sekuestrim të përkohshëm drejtuar Gjykatës se Pejës.