Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se e vrau babanë me sëpatë

Gjykata në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e babait të tij dy ditë më parë në Fushë Kosovë.

Mr.R. dyshohet se pasditen e 20 korrikut në Fushë Kosovë ka vrarë babain e tij me sëpatë.

Përveç kërkesës për caktimin e paraburgimit, gjykata ka aprovuar edhe kërkesën tjetër të prokurorisë për ekzaminim psikiatrik ndaj të pandehurit.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është adekuate për zhvillimin e papengueshëm të procedurës penale si dhe ekziston rreziku se i dyshuari do të përsëris veprën penale nëse ndodhet në liri.

KALLXO.com ka raportuar se më 20 korrik djali me probleme mendore dyshohet se e la vrarë babain e tij me sëpatë.

Policia jep detaje për vrasjen në Fushë Kosovë – VIDEO