Ilustrim

Martesa me 16 vjeçaren i kushton me burg Vushtrriasit

Një informatë se një person po ndante shtratin me një vajzë të mitur bëri që policia të vepronte menjëherë.

Ditën e djeshme policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që i njëjti po bashkëjetonte me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeç.

Veprimet e policisë për arrestim erdhën pasi që bashkëjetesa si dhe martesa e tillë nuk lejohet me ligj dhe kjo kishte bërë që policia të parandalonte një veprim të tillë.

Në lidhje me këtë rast, policia kishte njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit për të ndërmarrë hapat e mëtutjeshme për vushtrriasin.

I dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.