Prapa grilave - Ilustrim

Ky është vendimi i Gjykatës ndaj gruas së dyshuar për tentimvrasjen e burrit

Gjykata në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit një gruaje nën dyshimin se ka tentuar të privojë nga jeta burrin e saj.

Masa e paraburgimit është caktuar të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor-Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur më 7 shkurt, ku gruaja ,më thikë e ka goditur burrin e saj, në pjesën e qafës.

“..duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Paraburgimi është caktuar për 30 ditë.