Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë raportuar në Obiliq, Prizren, Gjakovë, Vushtrri.

Në Obiliq, Policia ka arrestuar tre të dyshuar, dy burra dhe një grua nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Sipas Policisë raste ka ndodhur mbrëmë dhe viktima është dërguar në strehimore.

Të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton PK. Rasti vazhdon të hetohet.

Një burrë dhe një grua në fshatin Petrovë në Prizren  dje kanë raportuar se djali i tyre ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 dhe sipas Policisë viktima është dërguar në vend të sigurt.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Vushtrri një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.