Graçanica (Ilustrim)

Graçanicë, sulmohet një grua në vendin e punës

Një grua është sulmuar në vendin e saj të punës në Graçanicë.

Viktima ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në postë e ka sulmuar një i dyshuar.

Sipas viktimës gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim që viktima i kishte shqiptuar më herët të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.