Foto: Prokuroria e Pejës
Prokuroria jep detaje për policin e arrestuar nën dyshimet se është përfshirë në fajde
03.3.2022 - 13:50
Prokuroria e Pejës ka kërkuar paraburgimin për zyrtarin policor E. D. nën dyshimin se i njëjti është përfshire në aktivitete ilegale të fajdesë.
Zyrtari policor E. D. gjendet në ndalim 48 orësh, ku së shpejtë pritet të dal para gjykatës për t’u ballafaquar me kërkesën e prokurorisë për paraburgim.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Prokurorisë së Pejës.
KALLXO.com javën e kaluar ka ka raportuar për arrestimin e 17 personave nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të fajdesë.
Me policin e arrestuar grupi i personave të arrestuar shkon në 18.
Paraburgim për 16 të arrestuarit në Pejë për fajde dhe detyrim