Foto: Ilustrim

Miku i zv.kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ekstradohet në Amerikë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një publikimi të Twiteer ka bërë të ditur se sot është bërë ekstradimin e parë nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se i ekstraduari është Imer Shahini, vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, Remzije Shahini.

Kossnet ka shkruar se përballja e kriminelëve me drejtësinë bën që të dy vendet të jenë më të sigurta.

“Në qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova përfunduan Traktatin tonë për Ekstradimin. Sot e kemi përdorur për herë të parë për të kthyer një të arratisur nga Kosova në ShBA për gjykim. Kur e bëjmë Sundimin e Ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy vendet janë më të sigurta”, ka shkruar Kossnet.

Imer Shahini është arrestuar në muajin qershor pas një urdhër arresti ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shahini ishte arrestuar në Pikë Kalimin Kufitar në Glloboqicë.

Urdhër arresti ndaj Imer Shahinit është bërë nën dyshimet se i njëjti ka përfituar një vlerë të madhe të parave në mënyrë të jashtëligjshme në Amerikë.

Në një shkrim të shtatorit të vitit 2015, FBI me anë të një shkrimi  kishte treguar se Imer Shahini së bashku me gjashtë persona të tjerë po  kërkoheshin nën dyshimin se të njëjtit kishin përfituar miliona dollarë në mënyrë të kundërligjshme.

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet miku i zv/kryeministrit Enver Hoxhaj