Foto: Kallxo.com

Gjykata në Gjilan vendos për të dyshuarin për vrasjen e gruas me shufër metalike

Gjykata e Gjilanit ka caktuar paraburgimin ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas me shufër metalike.

Paraburgimi të dyshuarit i është caktuar për 30 ditë.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur në fshatin Berivojcë në Kamenicë.

Sipas Gjykatës  rasti dyshohet të këtë ndodhur pas mosmarrëveshjeve familjare, ku i dyshuari  me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i  shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.

Palët kundër vendimit për paraburgim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.