Foto: Ilustrim

Gjilan, djali rrah babanë

Një person nga Gjilani është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Tutje është njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Çdo lloj dhune ndaj familjareve dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 248 i këtij kodi thotë se kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.