Foto: Kallxo.com

Gjakovari pranon se e kishte mbjellë kanabisin në saksi

Zymer Tafa nga Gjakova e pranoi sot se kishte mbjellë bime kanabisi në saksi.

Ai doli sot para gjykatës në Gjakovë për t’u përgjigjur në akuzat me të cilat e ngarkon prokuroria për kultivim të bimëve narkotike.

Sapo e mori fjalën, Tafa e pranoi fajësinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, Zymer Tafa pranoi akuzën ndaj tij.

Ai paraprakisht i tregoi gjykatësit Shaqir Zika se nuk di shkrim e lexim dhe se nuk e ka kuptuar aktakuzën.

Më pas, gjykata njoftoi Odën e Avokatëve dhe përmes saj u caktua avokati Hasan Pruthi.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në ballkonin e tij i është gjetur një saksi e mbjellë me kanabis sativa me gjatësi mbi 60 cntimetra, në peshë prej 0.025 gram.

Aktakuza shpjegon se pas ekzaminimit të bimës narkotike, ajo ka dalë të jetë e llojit marihuanë.