Dosja e Prokurorisë: I dyshuari Iran Badalli kishte kurdisur eksploziv ‘TNT’

Hetimet e para të Prokurorisë kanë zbardhur se i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqi dhe plagosjen e dy zyrtarëve tjerë të Policisë në fshatin Zhur, Iran Badalli, kishte vendosur eksploziv të llojit ‘TNT’ në shtëpinë e tij.

Badalli po dyshohet të ketë kryer tre vepra penale. Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm që ka rezultuar me vdekjen e zyrtari Policor Sami Thaqi.

Si dhe dy vepra tjera penale atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për zyrtarët policorë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, ndërsa gjithashtu i njëjti po dyshohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim t paautorizuar të armëve.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Prizrenit, i dyshuari me anë të eksplozivit ka shkaktuar rrezik të madh që ka rezultuar me vdekjen e zyrtarit Policor Sami Thaqi.

I njëjti po dyshohet se në dhomën e katit të dytë në shtëpinë e tij ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit ‘TNT’.

Me rastin e bastisjes nga Policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç’rast ka vdekur Polici Sami Thaqi, e gjithashtu lëndime të rënda kanë pësuar edhe dy zyrtarët tjerë të Njësitit Anti-Drogë.

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Iran Badalli, deri në vendim tjetër, përderisa të zgjasin hetimet dhe të zbardhen  rrethanat tjera të rastit.

https://kallxo.com/ligji/gjykata-vendos-per-iron-badallin-i-dyshuar-per-vrasjen-e-policit/

Kallxo.com ka raportuar për të kaluarën Kriminale të të dyshuarit e cila rezulton të jetë me shumë vepra penale të vjedhjes dhe të dhunës në familje.

https://kallxo.com/lajm/e-kaluara-kriminale-e-iron-badallit-i-arrestuar-pas-vrasjes-se-policit-sami-thaqi/

.