Aktakuzë ndaj 11 personave për krim të organizuar dhe shitjen e drogës

 

Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave për vepra që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Të pandehurit M. Q., F. M., Xh. Sh., G. A., Gj. R., S. B., B. R., N. M., V. P., F. A. dhe J. A. prokuroria po i akuzon se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa të pandehurin M.Q e akuzon edhe me veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ky rast ishte një ndër rastet e shënjestruara për sundim të ligjit.

“Ky rast ishte i përzgjedhur si rast i shënjestruar në shënjestrimin e krimeve të rënda, si pjesë e përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit” – thuhet në njoftim.